Humbja me Realin ka lënë një shije të hidhur te tifozët e Barcelonës, të cilët kërkojnë dikë për të fajësuar.
Së fundmi, ata kanë zgjedhur që të gjithë urrejtjen t’ia kalojnë Nicki Nicole, këngëtares argjentinase, e cila prej disa muajsh është në një lidhje me Lamine Yamal.
Në postin e fundit të artistes 25-vjeçare, ata nuk i kanë ndalur komentet, duke thënë:
“ Bukuroshe, të lutem lëre të qetë Lamine”.

Sipas tyre, Yamal nuk është i njëjti që ishte sezonin e kaluar dhe kjo gjë ka ndodhur menjëherë pasi ai ka bërë publike lidhjen me Nicole.
Lamine Yamal vetëm, ne na duhet fokusi i tij 1oo% në fushë!

Rikujtojmë gjithashtu se në një intervistë të dhënë së fundmi, këngëtarja argjentinase 25-vjeçare, Nicki Nicole ka vendosur që të flasë për herë të parë për marrëdhënien e saj me Lamine Yamal, një prej lojtarëve talent i skuadrës së Barcelonës dhe kombëtares së Spanjës.
“Jam shumë e dashuruar, shumë e lumtur dhe shumë e kënaqur,” tha Nicki Nicole në një event të Desigual në Barcelonë për të prezantuar koleksionin e ri ‘Studio’.
Artistja argjentinase u përgjigj e emocionuar ndërsa gazetarët e pranishëm e pyetën në lidhje me raportin që ajo ka me futbollistin. Vetë Nicki Nicole zbuloi se këngëtarja e njohur Rosalia dhe Lamine Yamal:
Më kanë mësuar të them t’estimo (të dua) në spanjisht.