Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Sara Gjordeni, është vënë në qendër të spekulimeve në rrjetet sociale për një shtatzëni të dytë, por ajo ka reaguar menjëherë, duke u shprehur e irrituar nga ky aludim i ndjekësve.
Moderatorja e njohur është nëna e vajzës Nea, fryt i dashurisë me këngëtarin Bardhi. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, por ndjekësit kanë nisur prej kohësh të aludojnë për një shtatzëni të dytë të mundshme. Gjatë një pyetësori “Ask me a question” në profilin e saj në rrjetin e social “Insagram”, një ndjekës e pyeti atë drejtpërdrejt: “Mos je prapë shtatzënë?”.
Sara zgjodhi t’i përgjigjej këtij dyshimi në mënyrë të prerë dhe të shkurtër:
“Jeni të paparë pz”

Përgjigjen e saj e shoqëroi gjithashtu me një fotografi nga një mesazh i Bardhit me rastin e 8 Marsit:
“Urime 8 Marsi. Nëna ime. Motra ime. Dhe nëna e fëmijëve të mi (Sara). Nga Bardhi”.
Rikujtojmë se Sara Gjordeni gjatë një interviste ekskluzive në “Ndryshe” me Elona Duron dhe Salsano Rrapin kur ka kujtuar momentet që ka qëndruar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe të gjithën si eksperiencë e ka përshkruar duke thënë se:
Big Brother nuk është vetëm një format. Të ndryshon jetën tënde totalisht, edhe të njëjtën gjë bëri edhe me mua. Unë mendoj që asnjë nga banorët e tjerë nuk ka fituar aq sa kam fituar unë në atë format.