Reperi i njohur Bardhi ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin e ri të partneres së tij, Sara Gjordeni, ku ka rrëfyer në detaje për jetën dhe karrierën e tij artistike.
Gjatë intervistës, ai është ndalur edhe te raporti me këngëtarin Besart Kelmendi – i njohur si Gjesti – fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania.
Bardhi rikujtoi se ishte një nga të parët që i dha mundësi Gjestit për një bashkëpunim muzikor, në një kohë kur askush tjetër nuk e bëri këtë.
Kam një këngë me Gjestin, është realizuar para tre-katër vitesh. Ishte koha kur nxora albumin ‘Trëndafil’ me 20 këngë, dhe Gjesti ishte një nga të ftuarit. Ai ishte artist i ri, edhe unë sapo kisha nisur karrierën
Artisti nga Kumanova u shpreh se lidhja miqësore me Gjestin ka qenë e fortë dhe e hershme, dhe se ndihen të dy të vlerësuar për suksesin që arritën nga ajo periudhë.
Kam qenë figura e vetme në estradë që kam pasur bashkëpunim me Gjestin kur të tjerët nuk bënin. Ai kishte një stil unik, për dikë ishte i ‘rrezikshëm’. Edhe unë isha në atë fazë që askush nuk bashkëpunonte me mua – më pas filluan të gjithë. Dhe Gjesti ishte aty, ishim gati aty-aty me klikime
Bardhi shtoi se ka biseduar me ekipin e Gjestit për një bashkëpunim të mundshëm të dytë dhe se publiku duhet të presë diçka të madhe nga kjo dyshe.
Ndryshe, Gjesti qëndroi 184 ditë në izolim përmes pjesëmarrjes në dy edicione të Big Brother VIP – fillimisht në Kosovë dhe më pas në Shqipëri – dhe doli fitues me çmimin prej 100 mijë eurosh.