Shkarkohet nga detyra, nënkryetarja e Bashkisë së Shijakut, Shpresa Domi. Shkarkimi i saj, erdhi pas deklarimeve të rreme që ajo ka bërë në formularin e Departamentit të Administratës Shtetërore për dekriminalizimin. Mësohet se Domi është denuar me vendim te formës së prerë në vitin 2006, “Për kalim malli kotrabandë”, me një gjobë prej 400.000 mijë lekësh. Por, në vitin 2016, kur DAP kërkoi plotësimin e formularit të dekriminalizimit, Domi nuk e ka deklaruar këtë vepër penale.