Gossip Sport

Futbollisti belg, Romelu Lulaku ndez sfidën me Portugalinë: “Ronaldo më ka zili…”

Futbollisti belg, Romelu Lukaku po udhëheq Belgjikën në kampionatin Europian ashtu siç ka bërë edhe Cristiano Ronaldo në kompeticionet e fundit. Dy kombëtaret do të përballen të dielën për fazën e 1/8 të Europianit, por sulmuesi belg e ka ndezur që tani atmosferën.

‘Bomberi’ që aktivizohet me Interin ka folur për një rivalitet në distancë me Cristiano Ronaldo-n. 28-vjeçari konkretisht është shprehur:

Kam nevojë për stimuj për t’u përmirësuar. Do të doja të kisha driblimet dhe goditjet e Ronaldos, ndërsa ai do të dëshironte të kishte potencën time fizike dhe lojën me shpinë nga porta.

Më tej Lukaku, që deri më tani ka shënuar 3 gola në Europian, dy më pak se Ronaldo, foli edhe për përballjen e 1/8.

Futbollistët e Portugalisë janë shumë krenar për vendin e tyre. Do të jetë ndeshje e vështirë, por ne jemi një skuadër e madhe. Qëllimi ynë është që Belgjika të fitojë kampionatin europian. Jemi rritur shumë që pas eliminimit nga Franca në gjysmëfinalet e Botërorit.

Lukaku dhe Ronaldo kanë sfiduar njëri-tjetrin gjatë këtij sezoni edhe në Seria A. Portugezi i Juventusit arriti të fitonte titullin e golashënuesit, por belgu i Interit u shpall kampion me zikaltërit.

Ai është futbollisti më i mirë në botë dhe me siguri të gjithë ju jeni bërë kurioz se me çfarë ushqehet ylli i Juventusit për të qëndruar përher supër në formë. Po flasim për Cristiano Ronaldon ku së fundmi shoku i tij i skuadrës Daouda Peeters i ka zbuluar regjimin ushqimor. Ndërkaq, ju prezantojmë me lojtarët më me shumë triblime në Euro 2020.