Gossip Sport

Shoku i skuadrës, Daouda Peeters zbulon për të gjithë kuriozët regjimin ushqimor të CR7!

Ai është futbollisti më i mirë në botë dhe me siguri të gjithë ju jeni bërë kurioz se me çfarë ushqehet ylli i Juventusit për të qëndruar përher super në formë. Po flasim për Cristiano Ronaldon ku së fundmi shoku i tij i skuadrës Daouda Peeters i ka zbuluar regjimin ushqimor.

Sipas Daouda-s, Ronaldo ha të njëjtën racion çdo ditë për të mbetur në formë. Superylli portugez është në formë të pabesueshme dhe është ende një nga atletët më të mirë në botë. Kur u pyet për CR7 dhe dietën e tij, Peeters tha për “AS”:

Gjithmonë e njëjta gjë. Brokoli, mishi i pulës dhe orizi. Me disa litra ujë, dhe pa Coca-Cola , natyrisht. Cristiano dëshiron të fitojë gjithmonë dhe kudo. Unë shkova në palestër për një kohë dhe natyrisht Cristiano ishte gjithashtu atje. Më bëri përshtypje. Cristiano ka trupin e përsosur për një futbollist. Dhe megjithëse jam gjithashtu mjaft muskuloz, atë ditë mendova; “Ka ende punë për të bërë”. Por hej, ai e bën atë për kaq shumë vite. Ronaldo ha deri në gjashtë racione në ditë dhe shmang të gjitha pijet e gazuara, si dhe alkoolin.

Rikujtojmë, se Cristiano para pak ditësh ka bërë një gjest të pazakontë, teksa është ulur përballë gazetarëve në një konferencë për shtyp. Kapiteni portugez pa dy shishe Coca-Cola përballë tij dhe i largoi menjëherë.

Ndërkaq, Mads Timm, ish-sulmuesi danez, kishte shansin të luante me Cristiano Ronaldon për dy sezone te Manchester United. Dhe në librin e tij “Djalli i Kuq” shprehu se Ronaldo ishte bullizuar. 

Rikujtojmë, gjithashtu se sulmuesi i Austrisë, Marko Arnautović, ashtu sikurse shumë tifozë dhe lojtarë tjerë mendon se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk janë njerëz. 32-vjeçari, i cili ka shënuar një herë për Austrinë në Kampionatin Evropian të kësaj vere, është i bindur se dyshja Messi-Ronaldo kanë ardhur nga një planet tjetër për të marrë të gjitha trofetë dhe për të dominuar ligat e tyre përkatëse.