G-Bani e ka nisur ditën e sotme me debate të forta me dy banorët e rinj të “Big Brother VIP 4”, Bernardin dhe Gramosin. Gjithçka ka nisur kur këngëtari është zgjuar nga gjumi dhe ka gjetur banjën e djemve pis.
Sipas tij, janë njëri nga dy djemtë e rinj që e kanë lënë banjën ashtu, pasi sipas tij, djemtë e tjerë nuk e kanë lënë më para ashtu. G-Bani i pyeti të dy nëse kishin bërë një veprim të tillë dhe që të dy e mohuan. Por ai është i bindur se e kanë bërë ata e si pasojë nisi dhe debatet me ta.
Gramosi: Dyshimet e mia janë se mundesh me qenë ti.
G-Bani: I ke dyshimet ti?
Gramosi: Absolut.
G-Bani: Ku i ke dyshimet ti?
Gramosi: I kam dyshimet.
G-Bani: Ti nuk paske Zot, të kishe Zot do interesoheshe kush e ka bërë. Ti qenke i pa fe, të kishe fe do të interesonte me e pa kush e ka bërë dëmin, nuk të interesonte me bërë lojë me emrin e Zotit.
Gramosi: Zot kam dhe Zotit ja kam frikën. Me Zotin nuk jam duke bërë lojë, ama diçka duhet me e pas parasysh…
G-Bani: Ti je pis, ti je pisanjos, hipokrit, bën lojë me Zotin. Kur ke të drejtë jam me ty, kur nuk ke të drejtë nuk jam me ty.
Gramosi: Ama diçka duhet me pas parasysh se ai që ka bërë këtë, të shkosh ti thuash ‘mbaje pastër’.
G-Bani: Kujt me i thënë?
Gramosi: Gjeje o vëlla kush e ka bërë.
G-Bani: Aaa ta gjej unë.
Gramosi: Po ti je çuar duke kërkuar me e gjet, unë nuk jam çuar. Unë ta lehtësova punën, unë nuk e kam bërë.
G-Bani: Pse betohesh në Zot edhe kthehesh e ngre dyshime të kota, pse përmend emrin e Zotit?
Gramosi: O shqip, unë për ta lehtësuar jetën…
G-Bani: Nuk jam shqipe, jam skifter.
Gramosi: Gjerman nuk je.
G-Bani: Jam skifter.
Gramosi: Shqipe, skifter, si të duash ti.
G-Bani: Je fekale, je fekale, kush bë luftë fekale këtu është fekale, vetëm mos e marrsha vesh kush e ka bërë, ta marr t’ia çoj në pjatë.
Gramosi: Fekale e ke gojën ti.