Gossip Showbiz

G-Bani reagon pas vdekjes tragjike të vëllait të Gjestit dhe ka një mesazh për Jozin?

Vdekja e Eldion Kelmendit, vëllait të reperit Gjesti, ka prekur thellë komunitetin artistik dhe publikun. Mes shumë reagimeve, edhe reperi i njohur G-Bani ka shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet e tij.

Në një intervistë së fundmi, ai u shpreh i tronditur nga lajmi tragjik.

Jam ndjerë keq shumë, ashtu do të ndihesha për çdo njeri në moshë të njomë që humb jetën, e akoma më shumë kur ndodh nga aksidenti

Artisti theksoi se kjo humbje është edhe më e rëndë për shkak të lidhjes së afërt me Gjestin.

Njeriu ynë ka humbur njeriun e vet, sigurisht që na është dhimbsur në shpirt

-u shpreh ai.

G-Bani shtoi se nuk e ka kontaktuar ende reperin, duke respektuar dhimbjen e tij.

As nuk guxoj ta kontaktoj Gjestin

-tha ai, duke kërkuar qetësi për familjen në këtë moment të vështirë.

Ai komentoi edhe reagimin e mikut të tij, Joz Marku, i cili bëri një postim publik për ngjarjen.

Jozi ka shpirt dhe ka zemër. Ai e ka bërë sepse e ka ndjerë dhimbjen

-u shpreh G-Bani.

Megjithatë, ai sqaroi se nuk do ta kishte këshilluar mikun e tij të merrte pjesë në varrim.

Jemi persona mediatikë dhe nuk duhet të tërheqim vëmendjen me prezencën tonë. Duhet t’i jepet vëmendje atij djali që ka humbur jetën