Celebrities Gossip Showbiz Top 100 Songs of the Year

Një këngë dedikuar…/G Bani vjen me urimin e veçantë për Vitin e Ri 2026!

Programi traditë i ditës së fundit të vitit rikthehet edhe këtë herë dhe ndoshta ky është një nga momentet më të shumëpritura për të gjithë ju. E si mund të mbyllet ndryshe ky vit, përveç se nën tingujt e muzikës më të mirë të 2025. Surprizat nga artistët nuk mungojnë as në 2025, si në skenën kombëtare ashtu edhe në atë ndërkombëtare ndaj maratona e 100 këngëve më të mira të vitit do të jetë shpërthyese.

Le të kalojmë së bashku rreth 8 orë maratonë, në shoqërinë e atyre që ju kanë bërë shoqëri gjithë vitin. Shoqëroni orët e fundit të një viti ‘të vjetër’ i cili i lë vendin një tjetri të cilin le të shpresojmë të jetë edhe më i mirë se ky që po lëmë pas. G Bani ka zgjedhur mënyrën më unike për të uruar të gjithë shqiptarët për Vitin e Ri 2026. Artisti ka krijuar një këngë posaçërisht për të uruar të gjithë shqiptarët. Ai thekson ndër të tjera se:

G Bani dhe Top Albania Radio ju urojnë Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2026.