Portieri italian Gianluigi Donnarumma ka njoftuar zyrtarisht se nuk do të jetë më pjesë e Paris Saint-Germain, duke përfunduar kështu aventurën e tij trevjeçare në klubin francez.
Në një deklaratë për publikun, 25-vjeçari shprehu zhgënjimin për vendimin e klubit që nuk do ta mbajë më në skuadër, por falenderoi tifozët parizienë për mbështetjen e tyre të vazhdueshme gjatë kësaj periudhe.
Mbështetja dhe dashuria juaj kanë qenë gjithçka për mua
-u shpreh Donnarumma, i cili gjithashtu falenderoi shokët e skuadrës, të cilët i konsideroi si “familja e dytë”.
Largimi i tij pritet të nxisë një merkato të nxehtë, ndërsa mediat europiane përmendin Manchester City si një nga klubet kryesore që po e ndjekin me interes portierin italian, për të zëvendësuar Edersonin në portë.