Mesfushori italian Marco Verratti ka treguar një prapaskenë interesante nga koha kur luante për Paris Saint-Germain, duke zbuluar se një darkë e papritur me Lionel Messin mund të ketë ndikuar në transferimin e tij te kampionët francezë.
Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, Verratti kujtoi një mbrëmje të veçantë në Ibiza, ku Neymar e ftoi atë, Angel Di Marian dhe Leandro Paredesin për të darkuar me Messin, i cili në atë kohë ishte ende pjesë e Barcelonës.
Më kujtohet sikur të ishte dje. Neymar erdhi tek unë dhe më tha: ‘Sonte do të darkojmë me Leo Messin’. Në fund, ishim unë, Leo, Paredes, Ney dhe Di Maria në të njëjtën tavolinë. Atmosfera ishte fantastike dhe miqësore, dhe në njëfarë mënyre i dhamë sinjal që e donim në Paris
-rrëfeu Verratti.
Ai shtoi se të nesërmen, mediat raportuan për tensione mes Messit dhe Barcelonës.
Vetëm disa ditë më vonë, Neymar më telefonoi dhe më tha: ‘Marco, Leo po vjen tek ne’. Ishte e pabesueshme – sapo kishim darkuar së bashku dhe papritur u bëmë shokë ekipi. Një natë magjike