Modelja e famshme Gigi Hadid ka vetëm një muaj që ka nisur të shoqërohet me modelin simpatik Tyler Cameron dhe duket se gjërat mes tyre po bëhen serioze.
Ylli i “The Bachelorette” dhe 24-vjeçarja kanë bërë daljen e tyre të parë publike. Tyler e ka shoqëruar Gigin në Javën e Modës në New York dhe ka shijuar çdo parakalim të sajin në pasarelë.
Pak kohë më parë Gigi ishte në një lidhje me këngëtarin britanik Zayn me të cilin ende nuk është e qartë se përse është ndarë.