Këngëtarja e famshme Ariana Grande ka dhënë koncertin e saj të shumëpritur në “Coachella”.
25-vjeçarja ka performuar përreth 2 orë live ndërkohë që një incident i çuditshëm ka ndaluar për pak minuta koncertin e saj.
Teksa ishte duke interpretuar një person nga publiku i gjuan këngëtares me një limon në kokë ndërkohë që kjo e fundit ishte edhe duke kërcyer.
Ariana ka ndaluar për pak minuta dhe është larguar nga skena. Më pas ajo u rikthye duke thënë se ja çfarë ndodhur kur dikush e gjuan me një limon dhe nisi të këndonte projektin më të ri muzikor, “NASA”.
Mendohet se personi në fjalë është një fans i Beyonce ylli i albumit “Lemonade” e cila mendohet të jetë paguar më pak për të performuar në “Coachella” sesa Ariana Grande.