Aktualitet

Gjendet i pajetë shoferi i Ministrit Xhafaj

Një punonjës i Gardës së Republikës u gjet sot i pajetë brenda garazhit të caktuar për makinat e Ministrisë së Brendshme, në garnizonin e Gardës. 31-vjeçari Shkëlzen Qordja dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, me një plumb në kokë. Pranë tij u gjet dhe një pistoletë. Gardisti ishte me detyrë funksionale, shofer i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.  Grupi hetimor po punon për të qartësuar shkaqet e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave.