Mëngjesin e sotëm një lajm i trishtë ka pushtuar median rozë dhe fansat e grupit të mirënjohur të muzikës rrok, “The Prodigy”.
Vokalisti i grupit, Keith Flint i gjend i pajetë në shtëpinë e tij në Essex. Ai u nda nga jeta në moshën 49-vjeçare dhe shkak ishte vetëvrasja.
“Me hidhërim të thellë njoftojmë humbjen e vëllait dhe mikut tonë më të mirë Keith Flint. Një legjendë e vërtetë, një artist dhe aktivisit i talentuar” ,-shkuhej në deklaratën e publikuar online nga “The Prodigy”.
Pjesëtari i grupit, Liam Howlett ishte ai i cili konfirmoi shkakun e vdekjes duke theksuar se nuk e kuptoi përse Keith vendosi t’i jepte fund jetës së tij.
Familjarët, miqtë e ngushtë, kolegët dhe fansat kanë nisur homazhet për të ndjerin në qytetin e tij të lindjes.