Aktualitet

Gjendet një trup i pajetë buzë liqenit në Pogradec

Trupi i pajetë i një shtetasi u gjet sot, buzë liqenit në afërsi të fshatit Pojskë të Pogradecit. Viktima rreth moshës 60-vjeç dyshohet të jetë mbytur në liqen. Policia ka ngritur një grup hetimor për ta identifikuar, si dhe për të sqaruar rrethanat e mbytjes.