Aktualitet

Gjergjan, rrjedh gazi, humbasin jetën dy të moshuar

Një çift të moshuarish humbën jetën nga një rrjedhje gazi në banesë. Ngjarja ndodhi në fshatin Gjergjan të Elbasanit, pas mesnate. Viktimat, 65-vjeçari Shyqyri Lici dhe 61-vjeçarja Sabire Lici ishin vetëm në banesë, në momentin e tragjedisë. Sipas policisë, dyshohet se kryefamiljari ka hapur bombulën e gazit, e më pas i ka vendosur flakën. Si pasojë kanë marrë flakë disa orendi shtëpiake. Bashkëshortët dyshohet se kanë ndërruar jetë nga asfiksia.