Bota

Gjermania dhe Britania e Madhe paralajmërojnë europianët: Armatosuni kundër një sulmi të mundshëm rus

Udhëheqësit ushtarakë të Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe kanë paralajmëruar europianët të armatosen për një sulm të mundshëm rus.

Moska po e zhvendos vazhdimisht vendosjen e saj ushtarake më në perëndim, shkruan Inspektori i Përgjithshëm i Bundeswehr-it, Carsten Breuer dhe Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura Britanike, Richard Knighton, në një deklaratë të botuar nga Welt dhe Guardian.

Forcat e armatosura ruse janë armatosur deri në atë pikë sa “rreziku i konfliktit me NATO-n mund të rritet”, thuhet më tej në deklaratë.

Rusia po përgatit një sulm masiv kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

Paralajmërimi vjen nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në prag të bisedimeve me Rusinë në Gjenevë.

Zelensky denoncoi një sulm të fundit kundër objektivave të sektorit të energjisë në Ukrainë.

Kjo tregon shumë për mënyrën se si Rusia i sheh përpjekjet diplomatike të partnerëve të saj”, shkroi presidenti ukrainas në një postim në X pasi informoi udhëheqësit ushtarakë mbi situatën në front.

Zelensky beson se nevojitet presion i vazhdueshëm mbi Rusinë dhe se Ukrainës duhet t’i ofrohen garanci të qarta sigurie.

“Vetëm në këtë mënyrë, mund t’i jepet fund luftës së shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës, i cili po hyn në vitin e katërt”, u shpreh ai.
Raundi i ri i bisedimeve midis Rusisë dhe Ukrainës me ndërmjetësimin e SHBA-ve do të zhvillohet në Gjenevë më 17-18 shkurt.

Më 4-5 shkurt, në Abu Dhabi u zhvillua raundi i dytë i negociatave trepalëshe midis Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës. Pas bisedimeve, i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, njoftoi se Moska dhe Kievi kishin rënë dakord të shkëmbenin 314 të burgosur lufte.

Raundi i parë i konsultimeve trepalëshe për sigurinë që përfshinin Rusinë, Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara u mbajt më 23-24 janar, gjithashtu në Abu Dhabi.

Takimet mes negociatorëve ukrainas dhe rusë kanë qenë të rralla që nga pushtimi në shkallë të plotë i Kremlinit në shkurt të vitit 2022.