Bota

Zelensky: Bisedimet Kiev-Moskë-SHBA javën e ardhshme do të përqendrohen te çështja e territoreve

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se bisedimet trepalëshe me Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë duhet të rifillojnë “javën e ardhshme” dhe do të përqendrohen në çështjen e ‘nxehtë’ të lëshimeve territoriale të kërkuara nga Moska.

Zelensky tha se bisedimet pritet të zhvillohen të martën ose të mërkurën e javës së ardhshme, por ende nuk është e qartë nëse Rusia do të bjerë dakord që ato të mbahen në Shtetet e Bashkuara, raporton Bloomberg.

Udhëheqësi i Kievit deklaroi gjithashtu se “as rusët dhe as ukrainasit” nuk e mbështesin idenë e propozimit të kompromisit të SHBA-së për të krijuar një zonë të lirë ekonomike në rajonin lindor të Donbasit.

“Nëse është territori ynë – atëherë vendi që e kontrollon atë duhet ta qeverisë atë”, deklaroi presidenti ukrainas.