Aktualitet

Gjermania kërkon punonjës nga Shqipëria e Kosova

Gjermania do të kërkojë fuqi punëtore në Shqipëri dhe Kosovë, sidomos në sektorin e shëndetësisë ku ka mungesa të personelit. Berlini i ka kthyer sytë nga vendet e Europës Juglindore, ndërsa Shqipëria e Kosova, kryesojnë listën e preferencave. Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn tha se “Përgatitja e personelit atje, shpesh është më e mirë sesa mendojmë ne, por ka probleme të mëdha me dhënien e vizave”, çka e shqetëson. Nga sa pohon Spahn, Gjermanisë i nevojiten rreth 50 mijë persona që të punojnë në Shëndetësi e në sektorin e përkujdesjes për të moshuarit.