Sport

Gjetan Keta mund turkun Turgay Uzun

Ka përfunduar me triumfin e Gjetan Ketës, me të ashtuquajturin “Knock Out” teknik, pas dorëzimit të kundërshtarit të tij turk, Turgaj Uzun, ndeshja e shumëpritur e boksit e vlefshme për titullin interkontinental në WBC. Ndeshja e zhvilluar pasdite në stadiumin “Asllan Rusi”, nuk shkoi më shumë se 5 raunde, nga 12 të mundshme në këtë sport të rëndë. Triumfi pritet që t’i hapë rrugën Ketës në arenën e madhe të boksit në ringjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe të synojë titullin kampion bote.