Aktualitet

Fier, Gjiknuri i shpërndan “Statusin e Naftëtarit” punonjësve të rafinerisë

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, shpërndau dëshminë e “Statusit të Naftëtarit” në një takim me punonjës të Rafinerisë së Fierit. Damian Gjiknuri tha se janë miratuar nga komisioni përkatës 1 mijë aplikimet e para dhe procesi vijon. Ministri sqaroi dhe çështjen e fenomenit të lëkundjeve në Zharrëz, për të cilat tha se “Bankers Petroleum” do të kontribuojë për riparimin e dëmeve.