Aktualitet

Gjiknuri në Durrës: Drejtorët që s’u përgjigjen njerëzve, të largohen!

Drejtorët që nuk u përgjigjen njerëzve duhet të largohen. Kështu u shpreh Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri në turin e llogaridhënies publike të qeverisë në qytetin e Durrësit. Edhe kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako pati një mesazh për funksionarët lokalë në këtë qark. Dako tha se drejtorët janë në në provë për të treguar aftësitë e tyre, nëse  nuk e kalojnë dot me sukses, ata do të ikin në shtëpi.