Bota

Doli në pension, gjyqtarja polake kundërshton ligjin

E rrethuar nga një ushtri gazetarësh dhe mijëra mbështetës, kryetarja e Gjykatës Supreme të Polonisë shkoi sot në zyrën e saj, duke refuzuar ligjin e ri që detyron dhjetëra gjykatës të dalin në pension më herët. 65-vjeçares, Malgorzata Gersdorf i ishte dhënë që më herët lajmërimi se dilte në pension të martën në mesnatë, por ajo e refuzoi ligjin dhe shkoi në punë. Ligji i ri që ka ulur moshën e pensionit për gjykatësit nga 70 në 65 vjeç, sjell automatikisht largimin e 40% të anëtarëve të Gjykatës së Lartë, një pjesë e mirë e të cilëve kritikë të qeverisë polake.