Google ka prezantuar Disco, një shfletues eksperimental që përdor inteligjencën artificiale për të ndryshuar mënyrën e shfletimit. Ai nuk synon të zëvendësojë Chrome, por të testojë ide të reja për integrimin e inteligjencës artificiale. Përdoruesit mund të japin komanda dhe Disco hap faqe relevante dhe krijon aplikacione të vogla interaktive.
Këto “mini-apps” quhen GenTabs dhe përdorin modelin AI të Google, Gemini 3. Qëllimi është të lehtësohet bashkëpunimi midis tab-eve të zakonshme dhe AI-së. Disco tregon një vizion të mundshëm të ardhshëm të shfletimit të internetit me inteligjencë artificiale. Drejtori i përgjithshëm i Google, Sundar Pichai, njoftoi se kjo kompani teknologjike po konsideron mundësinë e ndërtimit të qendrave të të dhënave në hapësirë, me qëllim që të shfrytëzohet më mirë energjia diellore.
Në një intervistë për Fox News, Pichai tha se Google punon intensisht në zhvillimin e kompjuterëve kuantikë, por po ashtu zhvillon edhe projekte ambicioze. “Po punojmë në kompjuterizim kuantik dhe në atë frymë, një nga idetë tona të mëdha është që një ditë të mund të kemi qendra të të dhënave në hapësirë që do të shfrytëzojnë më mirë energjinë e Diellit”, tha ai.
Pichai pohoi se synimi është të vendoset kjo infrastrukturë “sa më afër Diellit” dhe sipas planit fillestar, Google dëshiron të bëjë hapin e parë në vitin 2027. Konkretisht, do të dërgohen në orbitë “paketa me rafte të vogla me kompjutera” për testim. Pichai beson se me kalimin e viteve, brenda një dekade apo më shumë, kjo mënyrë ndërtimi të qendrave të të dhënave mund të bëhet standard. Në muajin nëntor u shfaq informacioni se Google po punon për krijimin e diçkaje shumë të ngjashme me NameDrop të Apple, por për pajisjet Android dhe tani ekziston një video që tregon se si funksionon në të vërtetë kjo veçori.