Tech

Google po shqyrton ndërtimin e qendrave të të dhënave në hapësirë?!

Drejtori i përgjithshëm i Google, Sundar Pichai, njoftoi se kjo kompani teknologjike po konsideron mundësinë e ndërtimit të qendrave të të dhënave në hapësirë, me qëllim që të shfrytëzohet më mirë energjia diellore. Në një intervistë për Fox News, Pichai tha se Google punon intensisht në zhvillimin e kompjuterëve kuantikë, por po ashtu zhvillon edhe projekte ambicioze. “Po punojmë në kompjuterizim kuantik dhe në atë frymë, një nga idetë tona të mëdha është që një ditë të mund të kemi qendra të të dhënave në hapësirë që do të shfrytëzojnë më mirë energjinë e Diellit”, tha ai.

Pichai pohoi se synimi është të vendoset kjo infrastrukturë “sa më afër Diellit” dhe sipas planit fillestar, Google dëshiron të bëjë hapin e parë në vitin 2027. Konkretisht, do të dërgohen në orbitë “paketa me rafte të vogla me kompjutera” për testim. Pichai beson se me kalimin e viteve, brenda një dekade apo më shumë, kjo mënyrë ndërtimi të qendrave të të dhënave mund të bëhet standard.  Në muajin nëntor u shfaq informacioni se Google po punon për krijimin e diçkaje shumë të ngjashme me NameDrop të Apple, por për pajisjet Android dhe tani ekziston një video që tregon se si funksionon në të vërtetë kjo veçori.

NameDrop u prezantua në vitin 2023 dhe lejon ndarjen e skedarëve midis përdoruesve të iPhone thjesht duke afruar pajisjet. Kjo veçori gjithashtu mbështet ndarjen e informacionit të kontaktit. Duket se Google është fokusuar në këtë pjesë të ndarjes së kontakteve në implementimin e tij, të paktën fillimisht. Video tregon se si do të funksionojë në praktikë versioni i Google të NameDrop për Android.

Google po përgatitet të shfuqizojë një nga shërbimet e tij më të njohura pas nëntë vitesh. Gjiganti i teknologjisë, i njohur për largimin e rregullt të produkteve dhe aplikacioneve të tij, së shpejti do t’i japë lamtumirën asistentit të popullarizuar Google Assistant dhe do ta zëvendësojë me sistemin më të ri dhe më të fuqishëm të inteligjencës artificiale, Gemini. Procesi i ndalimit të përdorimit të Google Assistant, i cili filloi në 2016 si konkurrent ndaj asistentëve tjerë si Siri dhe Alexa, do të nisë në fillim të vitit të ardhshëm. Sipas njoftimeve zyrtare, tranzicioni duhet të jetë përfunduar deri në mars 2026. Deri atëherë, Google Assistant do të jetë ende i disponueshëm për përdorim.