Grabitet me dhunë një pikë këmbimi valutor në rrugën e “Barrikadave” në Tiranë. Mësohet se autorët kanë goditur me levë pronarin e këmbimit valutor. Policia arrestoi një nga agresorët ndërsa tjetri u shpall në kërkim. Shuma e grabitur është rreth 60 mijë dollarë.