Një tentativë grabitjeje me armë zjarri ka ndodhur rreth mesdite në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë. Ngjarja ndodhi në zonën e ish-Parkut të Autobusëve.
Shënjestër ishte dega e FiBank. Autori qëlloi me armë zjarri gjatë kohës së veprimit.
Mësohet se autori i identifikuar si shtetasi Bardhyl Fusha, nuk ka arritur të marrë dot para dhe u arrestua nga efektivët e Komisariatit nr. 2. Në vendngjarje është gjetur 1 gëzhojë pasi agresori qëlloi një herë me armë zjarri.