Aktualitet

Grabitja në Kamëz, shoqërohen 13 persona

13 persona të shoqëruar për t’u marrë në pyetje lidhur me grabitjen në një supermarket në Kamëz, ku humbi jetën 53 vjeçari Agim Buci dhe u plagos bashkëshortja e tij Merita Buci. Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion shumën prej 5 milionë lekë të reja për çdo person që jep informacion mbi autorët e krimit. Nga këqyrja e kamerave, dyshohet se ata kanë qenë dy, të armatosur, me maska dhe të veshur sportiv.