Celebrities Gossip Showbiz

Graciano Tagani feston ditëlindjen, ja urimi i veçantë i Argjira Spancës për të!

Prej kohësh duket se Argjira Spanca dhe Graciano Tagani janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, pasi këtë e kanë shfaqur shpeshherë në emisionin “E Diell” dhe rrjete sociale. Dyshja janë bashkë si në jetën profesionale ashtu edhe në atë private, por kanë vendosur të kalojnë edhe në një shtëpi të re së bashku.

Ditën e sotme Graciano fetson ditëlindjen dhe mbush 31 vjeç e nuk mund të mungonte një surprizë në mesnatë dhe një urim special nga Argjira për të. Me një video të postuar në Instastory, ku Graciano duket duke fryrë qirinjtë në shtëpi, Argjira ka shkruar:

Jetë e imja, të dua!

U plakshim bashkë

Dihet tashmë se Graciano këtë sezon është një nga balerinët profesionist pjesë e “Dancing with the Stars”, i cili është çift me këngëtaren e njohur Fifi.

Të ftuar para disa muajsh në ‘Pardon My French’, dyshja rrëfeu detaje nga bashkëjetesa e tyre, ku duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët, teksa gjitashtu na zbuluan prej sa kohësh e kanë marrë këtë vendim. Graciano tregon se si ai po e përjeton dhe çfarë gjërash kanë ndryshuar në jetën e tij pas marrjes së këtij vendimi.