Thashethemet për një shtatzëni të mundshme të moderatores Argjira Spanca kanë vërshuar rrjetet sociale gjatë orëve të fundit, duke e kthyer çiftin e njohur Argjira–Graciano Tagani në qendër të vëmendjes mediatike.
Mediat rozë dhe ndjekësit aluduan se dyshja është në pritje të fëmijës së tyre të parë, duke ndezur diskutime të shumta online.
Për t’i dhënë fund spekulimeve, Argjira ka reaguar drejtpërdrejt përmes një Instastory, ku iu përgjigj një pyetjeje të ndjekësve me një deklaratë të qartë dhe pa ekuivoke:
Nuk jam shtatzënë.
Megjithatë, moderatorja ka zgjedhur të flasë me sinqeritet edhe për dëshirën e saj dhe të partnerit për t’u bërë prindër.
Ajo theksoi se krijimi i një familjeje mbetet një ëndërr e bukur për ta, por njëkohësisht kërkoi mirëkuptim dhe respekt për privatësinë e tyre.
Ka gjëra në jetë që nuk i kemi ne në dorë
-u shpreh Argjira, duke lënë të kuptohet se gjithçka do të ndodhë në momentin e duhur.
Në fund të reagimit, moderatorja falënderoi publikun për dashurinë dhe interesimin e treguar, duke siguruar se kur të vijë dita e shumëpritur, ajo dhe Graciano do të jenë të parët që do ta ndajnë lajmin e bukur me të gjithë.