Showbiz

“Grammy Awards 2019”, Ariana Grande zëvendësohet nga Dua Lipa

Ceremonia e 61 e ndarjes së çmimeve “Grammy” do të mbahet ditën e dielë në Los Angeles dhe yjet që do jenë pjesë e saj kanë përfunduar stilimet e veshjeve, look-un në tërësi por gjithashtu po përgatiten shpirtërisht para se të kalojnë në tapetin e kuq.

Vetëm pak orë më parë u bë e ditur se këngëtarja e famshme Ariana Grande është tërhequr nga ky event pas një ofendimi që ka marrë nga producentët e “Grammy Awards”.

Përfaqësuesit e saj u shprehën se ajo nuk ka ndërmend të tolerojë as një mungese respekti madje nuk do të performojë në skenën e kësaj ceremonie ditën e dielë.

Vendin e saj e ka zënë menjëherë Dua Lipa e cila e emocionuar ka zbuluar se jo vetëm do të shijojë këtë spektakël por do të performojë live në vend të Ariana Grande.