Aktualitet

Gramsh, gjenden armë e fishekë në një gropë gëlqereje

18 pushkë model 56 të ndryshkura dhe 80 kaseta me fishekë të dëmtuar nga lagështira u gjetën në pronën e një 62-vjeçari në lagjen “Sporti” të Gramshit. Ishte vetë ky shtetas që pasi zbuloi arsenalin, njoftoi policinë. Në vend-ngjarje shkuan uniformat blu, si dhe forcat xheniere të ushtrisë, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për vlerësim.