Policia greke deklaroi finalizimin me sukses të një operacioni antidrogë gjatë të cilit u arrestuan 4 shqiptarë dhe një grek. Gjatë kontrollit të makinës ku udhëtonin 5 të arrestuarit në afërsi të kufirit greko-shqiptar u zbuluan dhe sekuestruan 284 kg kanabis. Një prej shqiptarëve të kapur rezulton i arratisur prej vitit 2013 nga burgu i Trikallasë ku vuante dënimin për trafik droge.