Jess Wright, 32 vjeçe ka vendosur të mbajë një tabelë Exel ku shënon çdo detyrë të lënë pas dore nga bashkëshorti i saj, DJ. Për gabime të vogla si lënia e pastës së dhëmbëve jashtë vendit, gjoba është 5 dollarë, ndërsa për harresa më të mëdha si vendosja e karrocave të fëmijëve, shuma shkon deri në 50 dollarë. Fillimisht DJ u surprizua nga sistemi i gjobave por tashmë thotë se funksionon: “Ajo nuk bërtet. Unë thjesht e paguaj dhe kaq”. Të martuar prej 7 vitesh dhe me tre fëmijë, çifti thotë se kjo metodë ka ulur ndjeshëm debatet dhe ka sjellë më shumë ekuilibër në ndarjen e përgjegjësive të përditshme.
Ndërkaq, shumë femra hezitojnë të bëjnë hapin e parë në një marrëdhënie për shkak të normave sociale, pritshmërive kulturore dhe faktorëve personalë. Në shumë shoqëri, ka ende pritshmërinë që nismën romantike ta marrë mashkulli, ndërsa femrat të tregohen më të rezervuara. Kjo prirje buron nga role të rrënjosura gjinore që e portretizojnë mashkullin si më iniciator dhe femrën si më pritëse, duke krijuar ide të përsëritura për mënyrën si duhet të veprojnë të dy palët.
Frika e refuzimit është një tjetër arsye kryesore pse femrat shpesh shmangin bërjen e hapit të parë. Ashtu si meshkujt, ato mund të përjetojnë pasiguri dhe frikë për ndjenjat e palës tjetër. Kur femrat nuk janë të sigurta për ndjesitë e partnerit, mund të kenë më shumë tendencë të mos bëjnë hapin e parë për të shmangur lëndimet emocionale ose situatat e pakëndshme që mund të lindin nga refuzimi. Si pasojë, ato shpesh presin për një sinjal më të qartë, duke u ndier më të sigurta kur interesi është i dukshëm.