Sport

Gvozdenoviç pas frenimit të Elbasanit: “I provuam të gjitha” / Gjoka: “Nuk na bën punë një pikë”

Trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç, ka theksuar se skuadra e tij bëri gjithçka mundej për të fituar ndaj Skënderbeut, por nuk shkoi përtej shifrave 0-0.

“Sot ishte një shans shumë i mirë për ne, sot i provuam të gjitha. Në pjesën e parë luajtëm shumë mirë, krijuam raste. Isha i sigurt që do fitonim, por në pjesën e dytë nuk ishim si pjesa e parë. Ishte një moment i mirë për ne, nëse Musta do shënonte, do fitonim se ishin të gjitha për ne, një karton i kuq e një penallti. Por ishte maksimumi, por nuk kapëm shansin. Kjo ishte situata, patjetër jemi shumë të mërzitur.

Situata? Edhe pak presioni, edhe pak fati e pasi i fundit. Por janë 4 gjuajtje në portë në pjesën e parë.  E para ishte Ze Gomesh me krosm nga Musta, e dyta me Qosen me të majtën, e treta Qose me kokë dhe një herë Lajthia.

Kur ishte i kuqi, sot ishim 4-2-4, i provuam të gjitha. Kur ke lojtarë me shumë, hapësira është anash, do bënim 2 kundër 1, krosime, do rrinim brenda zonës me shumë lojtarë. Kjo ishte ideja, ndoshta kishim mungesën e një lojtari krijues te pasimi i fundit dhe driblimi një kundër një.

Brenda një jave luajtëm 4 ndeshje shumë të forta. Ndoshta po, por Skënderbeu nuk rrezikoi shumë në pjesën e parë dhe ishte ideja që ne e kapëm disa here. Ne ulëm Dumfur, që të luante Prençi me topin, i cili është shumë i mirë, por luan majtas me të djathtën. Ndaj ishte Prençi i lirë me topin. Por nuk bëri diferencën me topin. Ne kemi krijuar hapësira para, por ndoshta ishte mungesa e pasimit të fundit, apo një lojtari krijues që të gjenim avantazh para portës së Skënderbeut.

Ne shohim edhe poshtë, edhe lart. Nuk mund të them asgjë tjetër, se filloi faza e katërt, çdo pikë ka vlerë. Shohim edhe për poshtë, edhe për sipër”, tha Gvozdenoviç.

LEXO EDHE: Tirana jep shenja jete, mposht Laçin dhe fiton një vend në renditje, Elbasani dhe Skënderbeu ndahen në “paqe”

Trajneri i Skënderbeut, Ernest Gjoka, ka theksuar se ekipi kishte bërë mirë ndaj Elbasanit dhe mund të kishte shfrytëzuar më me kujdes rastet.

“Urime apo jo? Ne nuk na bën punë një pikë, ne na duhen tre. Bëj shaka (qesh).

Janë disa momente që duhet të sakrifikojmë. Nëse do hiqnim sulmuesit, do detyronim Elbasanin të vinte me thellë, duke mbajtur sulmuesit, mbajtëm ekuilibrin mes lojtarëve që na sulmojnë por edhe atyre që duhet të kujdesen për t’u mbrojtur ndaj lojtarëve tanë sulmues.

Bismark sot në këtë skuadër që kemi është shumë i rëndësishëm, me tipin e lojës së tij është i rëndësishëm. Sot futëm Felipe, ishim të detyruar, nuk di të them nëse e bëri mirë apo jo, por mendoj se i duhet pak kohë për t’u përshtatur.

Mesfusha ishte më e butë se herë të tjera, por ishte një ndeshje e vështirë dhe donim të kalonim me kujdes çdo minutë që të bënim ne ndonjë kapje gabim të kundërshtarit.

Nëse Nasr mund të kishte interpretuar më mirë, mund të shënonim në pjesën e parë. Por një ndeshje ka shumë problematika e faktorë, ka kundërshtarë përballë, ka shumë faktorë.

Sot ishte hera e parë e Felipes, që e nis nga fillimi. Figura e Bismark është ndryshe, edhe në forcë e agresivitet, por edhe në shërbim të topave. Edhe në pjesën e parë, pavarësisht problematikave, prapë kishim mundësitë tona për të dalë para portës së kundërshtarit”, tha Gjoka.