Tirana mundi Skënderbeun me rezultatin 1-0. Fitorja erdhi përmes penalltisë në minutën e 85-të.
Pas ndeshjes foli Bledi Shkëmbi, trajner i Tiranës.
“Kemi vuajtur për mënyrën si duhet ta përgatisnim. Nuk bëmë ndeshje të mirë, kjo hyn te ndeshjet jo të mira për sa kam drejtuar Tiranën. Morëm 3 pikë dhe na gëzon shumë për të patur vazhdimësi.
Fati ndoshta na ka kthyer atë që nuk na ka dhënë ndonjë ndeshje. Duhet të jemi me këmbë në tokë se ndeshja vjen shpejt dhe duhet të shohim kush na rikthehet.
Mund ta administronim më mirë pjesën e dytë. Për të administruar forcat, duhet ta bënim pjesën e parë. Jam i kënaqur si qarkulluam topin, falëm shumë topa dhe vuajtëm në pjesën e dytë nga këto gabime. Ajo dëshira e fitimit të 3 pikëve, vinte në momentin kur fitohej topi nga kundërshtari.
Ndeshjes asnjëherë nuk i dihet. Na doli Meta i dëmtuar dhe shumë problem sepse nuk kishim asnjë lojtar në atë post. Dërguam Smaçin, janë për t’u përshëndetur Mihana dhe Vogli që vijnë nga Akademia. Të dy bënë mirë.
Unë konsultohem dhe me trajnerët e moshave, por për këto emra vendosa veton. Jam i bindur që do të jenë e ardhmja për klubin e Tiranës”, u shpreh Shkëmbi.
LEXO EDHE: Një 16-vjeçar nxjerr Tiranën nga “zona e ftohtë”, fitore minimale ndaj Skënderbeut në Elbasan
Trajneri i korçarëve, Ernest Gjoka ka theksuar se u vendos vetëm nga ajo penallti në fund.
“Ndeshja deri diku ishte e barabartë, kjo ndeshje u nda me penallti. Ndoshta mund të ishte dhe për ne më përpara. Kjo ishte ndeshje e rëndësishme për ne, nuk arritëm të dalim ku duhet dhe na fut në probleme nga ana psikologjike.
Nuk mendoj se ndryshuam asgjë. Do vazhdonim në të njëjtat ide si në pjesën e parë. Duhet të bënim maksimumin në sulm dhe për pjesën e dytë.
Ne kemi pasur problematika me Nikajn, që ka qenë jashtë fushës për 3 muaj. Ne po mundohemi të vrasim kohën, t’i marrim maksimumin. Juri është zgjedhje teknike. Ne po mundohemi të marrim më të mirën e grupit.