Mbretëresha e muzikës pop Beyonce gjithmonë ka suprizuar fansat e saj me lançimin e këngëve apo albumeve surprizë por këtë herë ka rënë pre e ‘hacker-ave’ online.
Në platformat “Apple Music” dhe “Spotify” mbrëmjen e së enjtes janë bërë publike në mënyrë të paautorizuar një projekt me 10 këngë të Beyonce të quajtur “Queen Carter” dhe një album po me 10 këngë të quajtur “Back Up, Rewind”.
38-vjeçarja nuk është e vetmja artiste që ka rënë pre e vjedhjeve të tilla pasi brenda këtij viti e njejta gjë i ka ndodhur edhe Taylor Swift, Camila Cabello, SZA etj.
Në albumin e saj të ri i cili u fshi pak orë pas publikimit gjendeshin projekte muzikore me titujt; “After All Is Said and Done,” “Hey Goldmember,” Twerk,” “Black Culture” dhe “Keep Giving Your Love to Me.”