Bota

Hahn: BE të eksportojë qëndrueshmëri!

Në një intervistë të fundit, Eurokomisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn këmbëngul se Bashkimi Europian duhet të eksportojë qëndrueshmëri dhe se zgjidhja më e mirë për vendet e Ballkanit Perëndimor është rruga e integrimit. Deklarata vjen ndërsa për pritet me skepticizëm nga disa vende të bllokut, vendimi për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Por Han tha se projekti i 1989-s, për ribashkimin e kontinentit, nuk do të jetë i plotë pa qytetarët e këtyre vendeve.