Showbiz

Hakmarrja e Camila Cabellos kundrejt ish-it të saj

Këngëtarja e famshme Camila Cabello së fundmi është ndarë nga i dashuri i saj Matthew Hussey dhe menjëherë më pas ka publikuar një klip të nxehtë së bashku me Shawn Mendes, “Senorita”.

Dyshja e artistëve gjithmonë janë përfolur se kanë diçka mes tyre megjithëse i kanë mohuar zerat duke theksuar se janë vetëm shokë.

Por, së fundmi gjërat kanë marrë një tjetër rrjedhë pasi mendohet se Camila po shoqërohet me Shawn për të bërë ish të dashurin e saj xheloz.

Dy këngëtarët janë fotografuar ditën e kaluar duke u përqafuar dhe duke u kapur përdore. Nëse bëni një vizitë në profilet e tyre sociale do të vëreni se nuk mungojnë aspak fotot me njëri-tjetrin.