Rajoni

Haradinaj: Beogradi po kryen krim ndaj qytetarëve të Kosovës

Ramush Haradinaj deklaroi se “Presionet e Beogradit ndaj pjesëtarëve serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë të pakuptimta dhe krim ndaj qytetarëve”. Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Kombëtar për Sigurinë, Kryeministri bëri të ditur se për shkak të ndikimit të Serbisë, disa pjesëtarë serbë të FSK-së, dhanë dorëheqje. Haradinaj tha se “Prishtina po ndërmerr veprimet e nevojshme për t’iu kundërpërgjigjur presioneve të Beogradit”.