Rajoni

Haradinaj: Vizat janë vullnet politik, kriteret janë përmbushur!

Me anë të një statusi në “Facebook” Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se tashmë çështja e vizave është vetëm vullnet politik, pasi sipas tij, Kosova i ka përmbushur kriteret e vendosura nga BE. Haradinaj shkruan se qeveria që ai drejton është përballur me shumë tema, që sipas tij nuk kanë marrë zgjidhje prej vitesh. Sa i përket dialogut me Serbinë Haradinaj tha se “Të gjithë duhet të jemi të përfshirë në dialog”.