Aktualitet

Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas/ Bllokohet qarkullimi pranë Kthesës së Kamzës, ja devijimet e trafikut!

Autoritetet kanë njoftuar masa të përkohshme për qarkullimin e mjeteve në Rrethrrotullimin e Treshit pranë Kthesës së Kamzës, për shkak të punimeve në linjën hekurudhore Tiranë–Durrës–Rinas. Kufizimet do të jenë në fuqi nga 6 deri më 9 qershor 2026 dhe do të zhvillohen në tre faza:

Faza 1: Bllokim total i qarkullimit nga 06.06.2026 ora 24:00 deri më 07.06.2026 ora 05:00. Mjetet për në Tiranë do të devijohen nga rruga Petrit Radovicka, ndërsa mjetet nga Tirana për tek rrethrrotullimi do të kthehen tek Kthesa e Kamzës dhe më pas në rrugë dytësore ose autostradë drejt Vorës.

Faza 2: Punimet do të kryhen gjatë 07.06.2026 ora 05:00 – 15:00, me qarkullim pjesërisht të hapur (1 korsi për çdo kah) në korsinë pranë Tiranës.

Faza 3: Punimet do të vijojnë gjatë 07.06.2026 ora 23:00 – 09.06.2026 ora 10:00, me trafikun të devijuar plotësisht në korsinë pranë Durrësit, funksionim me dy kahe (1 korsi për secilin kah).
Autoritetet bëjnë apel për mirëkuptim dhe respektim të sinjalistikës, duke sugjeruar planifikim të parakohshëm të lëvizjeve.