Bota

Hodhi veten në erë për të ngadalësuar armikun, ushtari ukrainas nderohet si hero!

Një marins ukrainas hodhi veten në erë së bashku me një urë afër Krimeas, për të penguar forcat ruse që të avanconin dhe për të lejuar batalionin e tij të rigrupohej dhe të rivendosej në pozicione.

Vitaly Shakun po minonte urën Henichesk në rajonin e Khersonit, kur rusët përparuan.

Sipas një postimi në faqen e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës në Facebook, batalioni vendosi se mënyra e vetme për t’i ndaluar ata ishte që ai të hidhte në erë urën, por ai nuk mund të largohej dot pasi nuk kishte kohë!

Shakun u dërgoi mesazh kolegëve dhe u tha se do ta hidhte në erë urën. Disa sekonda më vonë, ata dëgjuan një shpërthim, thuhet në postim.

Përpjekjet e tij ngadalësuan në mënyrë dramatike përparimin rus dhe i lejuan shokët e tij të rigrupohen dhe të vendosen përsëri në pozicione.

Ai besohet të jetë në mesin e të paktën 137 personave që vdiqën ditën e parë të luftës, ditën e djeshme.