Aktualitet

Humbi kontrollin e motorit, aksidentohet turistja ukrainase

Një turiste ukrainase së bashku me fëmijën e saj të mitur u përfshi në një aksident në Sarandë pasditen e sotme. Shkak i aksidentit sipas policisë është bërë humbja e drejtimit të motorit me të cilin udhëtonin. Nga përplasja është lënduar drejtuesja dhe djali, 8 vjeçar, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia këshillon drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor sidomos gjatë sezonit turistik, ndërsa janë shtuar masat në akset kryesore të vendit.