Celebrities Magazine

“Hyrja ime është thikë me dy presa…”/Amber ‘peticion’ për t’u rikthyer në BBV?

E ftuar sot në “Big Brother VIP Fan Club” ka qenë Amber. E cila vendosi vetë të përfundonte rrugëtimin e saj në BBV. Kur u pyet nga Heidi nëse dëshiron që të kthehet sërish në lojë dhe të vazhdojë rrugëtimin, Amber u shpreh:

Hyrja ime është thikë me dy presa. Jo vetëm e imja por e çdo banori që del nga ajo shtëpi sepse nëse ti do të rihysh dhe do të fillosh lojën aty ku e le është arritje. Ndërsa të hysh dhe të bësh mbretëreshën që unë mora informacione dhe u futa për t’ju vënë juve përpara është gabimi më fatal që mund t’i bësh vetes.

Ndër të tjera Amber iu është kundërpërgjigjur edhe komenteve në lidhje me pjesën se ishte Gjesti ai që e nxorri nga loja.

Pjesa e Gjestit ishte vula e asaj ndjesisë që unë kisha brenda vetes sime. Me Gjestin nuk është se kisha gjë. Mua Gjesti nuk më pengonte për të bërë lojën time. Unë isha në shinat e duhura. Unë kisha gjënë time dhe Gjesti nuk e bënte dot.