Aktualitet

I armatosur me pistoletë, shoqërohet në polici 12-vjeçari në Kavajë!

Në komisariatin e Policisë Kavajë u shoqërua një i mitur 12 vjeç, pasi qarkullonte me pistoletë në fshatin Luz i Vogël. Po ashtu, blutë shoqëruan e proceduan penalisht babanë e tij, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”. Në bashkëpunim me Prokurorinë po punohet për të gjetur se ku e ka marrë armën e zjarrit 12 vjeçari, si dhe për të dokumentuar të tjera ngjarje ku dyshohen i mituri dhe babai i tij. Për shkak të moshës, 12 vjeçari u la i lirë ndërsa arma e zjarrit pistoletë dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi:

Qarkullonte i armatosur me armë zjarri pistoletë, falë informacionit të marrë nga qytetarët, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe shoqëruan në Polici një të mitur 12 vjeçar. Gjatë kontrollit fizik të miturit ju gjet arma e zjarrit pistoletë me një karikator me fishekë luftarak.

Policia ka shoqëruar dhe proceduar penalisht  babin e të miturit ër veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë,  pas një informacionit të marrë falë bashkëpunimit me qytetarët, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe shoqërimin e  12 vjeçarit me banim në fshatin Luz i Vogël, Kavajë, i cili mbante me vete një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë luftarak.

Specialistët për hetimin  krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë kanë shoqëruar dhe proceduar penalisht babain e 12 vjeçarit, shtetasin B.A, 35 vjeç,  për veprën penale keqtrajtimi i të miturve. Ndërkohë  po punohet në bashkëpunim me Prokurorinë për të gjetur se ku e ka marrë armën e zjarrit 12 vjeçari dhe për të dokumentuar edhe ngjarje te tjera ku dyshohet i mituri dhe babai i tij.

12 vjeçari për shkak të moshës është lënë i lirë ndërsa arma e zjarrit pistoletë dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.