SPAK-u mbylli hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi dhe kërkoi në GJKKO kalimin e çështjes për gjykim. Kërkesa është depozituar nga prokurori Elvin Gokaj, ndërsa gjyqtare e çështjes është caktuar Rudina Palloj.
Rroshi është marrë i pandehur për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, pas një kallëzimi të Kontrollit të Lartë të Shtetit për parregullsi në tendera gjatë kohës kur drejtonte Bashkinë e Kavajës. Sipas KLSH-së, shkeljet lidhen me 12 procedura tenderimi, ku dyshohet se është shkaktuar një dëm ekonomik prej rreth 33 milionë lekësh.
Dosja ishte kallëzuar fillimisht në vitin 2015, u mbyll nga Prokuroria e Durrësit, por u rihap me vendim të GJKKO, duke iu kaluar për hetim SPAK-ut.