Aktualitet

Zbulohen ambientet e përshtatura për lojëra fati, 2 në kërkim në Kavajë!

Në vijim të operacionit “Fati i Lojërave”, policia zbuliu dy ambiente të përshtatura për lojëra fati në Kavajë. Aksioni u zhvillua pas informacioneve të siguruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.

Gjatë kontrollit në dy ambiente, në lagjen nr.6 dhe lagjen nr. 1, u sekuestruan 16 makineta që përdoreshin për aktivitete të paligjshme.

Në kërkim u shpallën dy persona, një 26-vjeçar, në ambientin e të cilit u gjetën 5 makineta dhe një 20-vjeçar, pasi u sekuestruan 11 të tjera.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit, ndërsa vijon puna për kapjen e të shpallurve në kërkim.