Bota

I ashtuquajturi Ligji Puigdemont, Parlamenti i Katalunjës jep OK-in

Me unison votash, parlamenti i Kalatunjës, rajoni rebel i Spanjës, i dha OK-in të ashtuquajturit Ligji Puigdemont. Ky i fundit konsiston në mundësinë e zgjedhjes së një presidenti në distancë, pavarësisht kundërshtive të Madridit. Vet Kryeministri i Spanjës Mariano Rajoy deklaroi menjëherë pas miratimit të ligjit, se ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për ta anuluar.